Maradona apo Messi? Ja cilin zgjedh Rummenigge

Karl-Heize Rummenigge, president nderi i Bayern Munich, ishte shumë i qartë dje kur u pyet, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që përballi Eintracht Frankfurt dhe Napoli (0-2), nëse ai preferon Maradonën si futbollist apo Leo Messi.
Ish-ndërkombëtari gjerman u përgjigj: “Midis Maradonës dhe Messit unë zgjedh Diegon. Ai gjithmonë u masakrua nga rivalët e tij”. Më pas, gjermani i njohur e justifikoi deklaratën e tij: “Leo mbrohet nga rregullat dhe gjyqtarët”.
Nuk është hera e parë që Rummenigge e nënvlerëson yllin argjentinas të PSG. Pak më shumë se dy vite më parë, ai konsideroi se Robert Lewandowski (sot te Barça, atëherë te Bayerni) qëndronte më lart se Leo.
Pastaj, gjermani sqaroi fjalët e tij: “Unë kam një respekt të madh për argjentinasin. Ai ka diçka që ndoshta nuk e ka asnjë futbollist tjetër në planet, sepse mund ta vendosë i vetëm një ndeshje, pa ndihmën e askujt”.