February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Manchester City sfidohet nga Borussia D., Chelsea në mision të vështirë në Baku

Sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja kryesore bie mbi ndeshjen Manchester City – Borussia Dortmund (që zhvillohet nga ora 21:00), një duel ku trajneri Pep Guardiola kërkon të konfirmojë dominimin e skuadrës së tij në shtëpi, ndërsa Niko Kovaç synon të bëjë surprizën në “Etihad”.

Pas tre xhirove të para, City dhe Dortmund kanë nga 7 pikë, por skuadra gjermane ka treguar sulm efikas (12 gola) dhe po vazhdon formën e mirë, ndërsa City mbetet më i fortë në mbrojtje.

Trajneri i City-t, Guardiola, ka theksuar seriozitetin dhe rëndësinë e ndeshjes: “Nuk do të jetë e lehtë, Dortmundi gjithmonë paraqitet në nivel të lartë në këtë kompeticion. Synojmë të sigurojmë tre pikët”, ka deklaruar ai.

Sulmuesi Erling Haaland shtoi: “Jam i fokusuar te suksesi i skuadrës, jo te rekordet personale”.

Në kampin gjerman, Kovaç ka theksuar se skuadra duhet të japë maksimumin: “Duhet të luajmë deri në limitet tona, të japim 100%. Suksesi është rezultat i punës kolektive”, tha Kovaç.

Ndërkohë, në orarin e ndeshjeve prej orës 18:45 spikat dueli që zhvillohet në Baku, ku Qarabag FK pret Chelsea. Trajneri i Qarabağ, Gurban Gurbanov, shprehet optimist: “Jemi gati të luajmë deri në fund. Chelsea është një klub me histori, por skuadra jonë ka përgatitur çdo gjë dhe nuk kemi frikë”.

Edhe trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca, e konsideron takimin sfidues: “Ky është një takim i rëndësishëm. Duam të vazhdojmë fitoret dhe do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë”.

Përballje interesante pritet edhe në ndeshjet e tjera: Ajax – Galatasaray, Benfica – Bayer Leverkusen, Club Brugge – Barcelona, Inter – Kairat Almaty, Marseille – Atalanta dhe Newcastle – Athletic Club.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *