April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Malisheva mposht Gjilanin

Malisheva ka vazhduar me rezultate pozitive qëkur në krye të skuadrës erdhi trajneri Qëndrim Kida. Kida me Malishevën të premten gjatë ditës, mposhtën Gjilanin e trajnerit Gentjan Mezani. Ndeshja e xhiros së 14-të e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi me rezultatin 1:0.

Për Malishevën është fitorja e dytë në katër ndeshje. Në këtë ecuri pozitive ka edhe dy barazime. Malishevasit qëkur në krye të skuadrës erdhi Kida në vend të trajnerit Senad Alirifa, nuk kanë pësuar gol në katër ndeshjet e fundit. Ndërkohë, Gjilani e pësoi disfatën e dytë në katër ndeshjet e fundit, teksa ka edhe dy fitore në këtë seri.

Golin e fitores për Malishevën e realizoi Drilon Hazrollaj. Hazrollaj në minutën e 84-t shënoi nga penalltia. Ishte goli i tij i gjashtë në këtë edicion. Gjilani pati mundësinë t’i barazonte shifrat në fundin e ndeshjes, por Flamur Gashi bëri tri pritje shumë të mira. Me këtë fitore, Malisheva tani ka 20 pikë në 14 ndeshje. Gjilani me 13 ndeshje të luajtura ka 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *