April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ludogorets – Ballkani, formacionet e mundshme

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

Me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad do të jetë nikoqir i përballjes së sotme me Ludogoretsit dhe Ballkanit.

Trajneri i kampionit kosovar, Ilir Daja tha mbrëmë se skuadra e tij nuk do ta nënvlerësojë kundërshtarin, por që do të aplikojë të njëjtën lojë sikurse në ndeshjen në Prishtinë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Ballkanin nuk do të paraqitet Albin Kapra, kurse te Ludogoretsi mungojnë Dinis Almeida, Denny Gropper, Anton Nedyalkov dhe Marcel Heister.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Ludogorets: Padt; Witry, Plastun, Russo, Heister; Show, Goncalves, Nonato; Despodov, Tissera, Vidal

Ballkani: Kolici; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emerllahu, Kuc, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *