April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Llapi pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë

Llapi dhe Drita do ta zhvillojnë duelin e fundit të xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.

Kjo ndeshje u shty për të hënën për shkak të angazhimeve evropiane të kampionit të Kosovës.

Llapi e ka nisur keq kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon këndelljen.

Në anën tjetër edhe kampioni i Kosovës, Drita nuk ka kaluar mirë në një ndeshje të luajtur duke pësuar humbje.

Si Llapi ashtu edhe Drita kërkojnë fitoren e parë në kampionat në sfidën që fillon nga ora 16:30 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *