June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Llapi harron dështimin në kupë, fiton derbin ndaj Dritës në Gjilan

Llapi e ka fituar ndeshjen e parë të elitës së futbollit të Kosovës në stinorin pranveror.

Llapjanët të shtunën mposhtën Dritën në derbin e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në ndeshjen që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan e shënoi ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Ramadani.

Ramadani, pas një aksioni mirë të ndërtuar, realizoi me gjuajtje të saktë nga zona në minutën e katërt të ndeshjes.

Rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat deri në fund të ndeshjes, por Llapi mori pikët e plota.

Me këtë fitore, Llapi shkëputet në pozitën e dytë me 37 pikë, tri më shumë se Drita që zë vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *