Liverpool dhe Nottingham Forest ndahen në barazim dramatik 2:2 në “Anfield”
Liverpool dhe Nottingham Forest janë ndarë në barazim 2:2 në “Anfield”, duke mbetur pa fitore pas dy xhirove të para të sezonit të ri në Premier League.
Ndeshja ishte e luftuar dhe dramatike, ndërsa mysafirët mund të jenë më të kënaqur me pikën e fituar.
Nottingham Forest kaloi në epërsi në minutën e 24-t. Dan Ndoye pranoi një top nga Morgan Gibbs-White dhe me një goditje diagonale mposhti Alissonin për 0:1.
Liverpooli arriti të barazojë pas një ore lojë. Cody Gakpo depërtoi në krahun e djathtë dhe dërgoi topin në zonë, ndërsa Alexander Isak e pati të lehtë ta dërgonte në rrjetë për 1:1.
Megjithatë, Forest fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Alisson Becker ndaj Neco Williams. Përgjegjësinë e mori Morgan Gibbs-White, i cili realizoi nga pika e bardhë për 1:2.
Liverpooli reagoi sërish dhe në minutën e 82-të Victor Muñoz shënoi golin e tij të parë në Premier League. Sulmuesi spanjoll pranoi topin nga Florian Wirtz dhe me një goditje të fuqishme nën traversë vendosi rezultatin përfundimtar, 2:2.
Kështu, të dyja skuadrat mbeten pa fitore pas dy ndeshjeve të para të kampionatit.
