June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 10, 2026

Lista e futbollistëve të Kombëtares U19

Kombëtarja e Kosovës U19 do të organizojë grumbullimin e radhës, i cili do të mbahet me futbollistët që luajnë jashtë vendit. Ky kamp do të mbahet në Nurnberg të Gjermanisë nga 5 shtatori deri më 8 shtator. Në kuadër të këtij grumbullimi, Kosova U19 do të zhvillojë edhe ndeshjen miqësore kundër SpVgg Greuther Furth U19, e cila zhvillohet më 8 shtator në orën 16:00 në stadiumin e SpVgg Greuther Furth.

Ndërkaq, përzgjedhësi Adil Maliqi, ka paraparë një grumbullim tjetër edhe me futbollistët që luajnë në kampionatin vendor, e të cilët më 23 shtator në orën 16:00 do të zhvillojnë ndeshjen miqësore kundër Litenshtajnit U19 në Kampin Nacional në Hajvali. Për këtë miqësore lista e futbollistëve nga kampionati vendor do të publikohet pas disa ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *