September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Lindon Emërllahu shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2024

Mesfushori i klubit Ballkani, Lindon Emërllahu, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Çmimi i është dorëzuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me ish-kryetarin e FFK-së, Sabri Hashanin.

Gjatë marrjes së çmimit, Emërllahu e ka ndarë suksesin e tij me ata që e kanë mbështetur më shumë. “Ky çmim i dedikohet familjes sime dhe klubit Ballkani”, ka thënë ai.  

Përpos me Ballkanin, Emërllahu është grumbulluar edhe te Kombëtarja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *