May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 12, 2025

Leao nënshkruan kontratë të re me Milanin

Rafael Leao ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me Milanin.

Rafael Leaos iu mundësua të qëndrojë në Milano, pasi klubi italian e bëri pagesën prej 19 milionë euro te Sportingu i Lisbonës. Gjykata e kishte urdhëruar Leaon që të paguajë këtë shumë për shkak se ka shkëputur në mënyrë të paligjshme kontratën me Sportingun.

Milani pagoi 35 milionë euro për transferimin e tij nga Lille në vitin 2019.

Portugezi do të fitojë pesë milionë euro në edicion, që është një rritje e konsiderueshme e pagës. Gjithashtu, në kontratën e tij, klauzola e blerjes shkon në 175 milionë euro.

Leao luajti 44 ndeshje këtë sezon me “Rossonerët” në të cilat shënoi 13 gola dhe realizoi 13 asistime. Në total, ai shënoi 40 gola dhe regjistroi 34 asistime në 159 ndeshje për Milanin.

Ai mungoi për shkak të lëndimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, në të cilën skuadra e tij pësoi humbje 2:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *