April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Leao i bën me dije Milanit dëshirën për t’u larguar – ky mund të jetë klubi i tij i ardhshëm

Rafael Leao i ka komunikuar drejtuesve te Milanit dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi në verë, mes thashethemeve për një kalim të mundshëm tek Bayern Munichu.

Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se Leao ka informuar Milanin për dëshirën e tij për t’u larguar në verë.

‘Rossonerët’ nuk duket se janë kundër vendimit të tij, por thuhet se do të kërkojnë të paktën 70 milionë euro plus shtesa nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Leao mund ta ketë arritur atë që ai e sheh si fundi i rrugës tek Milani, pasi ka kaluar gjashtë vite në ‘San Siro’.

Ata kanë bërë hapa mbrapa gjatë sezonit 2024/2025, duke rënë nga pozita e dytë në edicionin paraprak të Serie A në pozitën e tetë në tabelë, që do të thotë se nuk do të marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Bayern do të ishte një lëvizje e mdhe për të dhe Plettenberg shton se bavarezët kanë një interesim për portugezin.

Telefonatat nuk janë bërë ende e as nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete me Bayernin që nuk është duke përgatitur ndonjë ofertë momentalisht.

Leao kaloi një dekadë si futbollist i Sporting Lisbonës, klub të cilit iu bashkua kur ishte vetëm nëntëvjeçar, por ajo aventurë për të u ndërpre papritmas pas vetëm katër paraqitjeve me ekipin e parë në vitin 2018.

Bayern në anën tjetër duhet të marrë së shpejti një vendim, pasi Leao nuk është emri i vetëm që po diskutohet në zyrat e gjigantit gjerman, me Cody Gakpo që është po ashtu një opsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *