April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier? 

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, mund të ndryshojë klub këtë verë.

Mediat në Angli, si Football London raporton se 27-vjeçari argjentinas është kthyer në objektivin kryesor të Arsenalit për afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, drejtuesit e Nerazzurrëve do ta lënë Martinezin të shkojë nëse marrin një “ofertë masive”, pasi nuk do të mund ta refuzonin atë për shkak të nevojave financiare të klubit.

Lautaro kishte një fillim të ngadaltë këtë sezon, por filloi të rritej në formë.

Arsenali do të jetë i gatshëm të paguajë rreth 70 milionë euro, një shumë që mund ta tundojë Interin.

Sipas Transfermarkt, transferimi i tij vlerësohet në 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *