Lampard: E kisha të lehtë ta pranoja Chelsean, do të bëjë më të mirën time

Chelsea e ka zyrtarizuar Frank Lampardin në krye të skuadrës.
Lampard do të jetë në krye të londinezëve deri në fund të sezonit.
Ashley Cole do të jetë pjesë e stafit të tij poashtu, kurse Chelsea gjatë kësaj kohe do të vendosë për një trajner të ri afat-gjatë.
Pas zyrtarizimit Lampard foli për media:
“Do bëjë më të mirën time, pastaj do shohim se çka do ndodhë. Nuk do jetë në dorën time [vazhdimi i kontratës]. Jam i emocionuar sepse ka shumë talentë këtu. Ishte e lehtë të pranoja punën këtu, ky është klubi im”, tha ai.