June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 10, 2026

Lajmi i fundit: Aro Muric dhe Donat Rudhani mungojnë për shkak të lëndimeve në Murcia, ftohet Faton Maloku

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *