February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Lajmërohet Bekaj: Gjendja ime është shumë e mirë

Portieri Visar Bekaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se është në gjendje shumë të mirë.

Kosovari pati një përplasje të fortë në fushë ndaj Egnatisë, ku për disa minuta ka humbur kujtesën.

Sidoqoftë, tani ai përmes një postimi në “Facebook” bëri me dije se është në gjendje shumë të mirë.

“Për të gjithë të interesuarit, gjendja ime është shumë e mirë. Faleminderit të gjithëve. Elhamdulilah”, shkroi ai.

Lidhur me gjendjen e Bekaj për Gazetën Nacionale foli edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani i cili theksoi se portieri nuk ka asnjë lëndim, por ka pasur një përplasje të fortë.

“Shyqyr Zotit tani është gjithçka mirë, kuptohet sipas stafit mjekësorë”.

“Visari nuk ka pësuar asnjë lëndim, vetëm përplasja ka qenë e fortë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Tirana arkëtoi pikët e plota ndaj Egnatisë duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 1:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *