February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Kryetari i Feronikeli ’74: Ne e fituam ndeshjen në fushë, jemi të qetë ndaj ankesave!

Kryetari i FC Feronikeli ’74, Erlind Krasniqi ka reaguar pas lajmeve në portale të ndryshme dhe kërkesës së FC Trepça ’89 për ta fituar ndeshjen në tavolinë, ngase sipas klubit mitrovicas klubi nga Drenasi e ka të bllokuar mundësinë që të regjistrojë futbollistë, teksa në ndeshjen e sotme ka pasur 6 lojtarë të rinj në protokoll.

Krasniqi ka thënë se i kanë kryer të gjitha procedurat e transferimeve dhe janë të qetë ndaj ankesave të kujtdo.

Reagimi i tij i plotë:

Jmi rikthyer me futboll pas pauzës dimërore, duke fituar ndeshjen e dytë, në Kuadër të Kupës së Kosovës.

Fitoren e sotme nuk munda ta shijoj nga reagimet e njerëzve në lidhje me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale.

Sa për sqarim, FC Feronikeli 74 ka fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet dhe për këtë e dijnë edhe futbollistët e mi se sa krenar jam me ta.

FC Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat për transferimet e janarit dhe jemi të qetë dhe të hapur për ankesat e kujtdo, sepse nuk pretendojmë të bëjmë diqka të jashtëligjshme apo jashtë rregulloreve sportive.

Ne si klub mbështesim cilindo vendim të FFK dhe organeve të saja, por të gjykohesh nga portale dhe njerëz jo kompetent, nuk e durojmë asnjëherë.

Ne do të vazhdojmë të fitojmë, të shënojmë e të gëzojmë në fushë, aty ku luftojnë luftëtarët, për sa i përket jashtë fushës as nuk kam dyshimet më të vogla që kemi bërë diqka jashtë rregulloreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *