June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Kroacia përballë Holandës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Holandës do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve. Një gjë e tilë u mësua sot pas tërheqjes së shortit në selinë e UEFA-s në Nion.

Te Holanda në këtë ndeshje do të debutojë edhe trajner i ri, Ronald Koeman. Dueli mes Holandës dhe Kroacisë, do të zhvillohet më 14 qershor në Rotterdam.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, do të takohen Spanja me Italinë. Kjo ndeshje do të luhet më 15 qershor në Twente.

Edhe ndeshja finale do të zhvillohet në Rotterdam, ndërsa ajo për vendin e tretë në Enschede. Të dyja këto duele do të luhen më 18 qershor.

Katër përfaqësueset janë kualifikuar në ‘play-off’-in e Ligës së Kombeve, pasi kanë përfunduar të parat në grupet e tyre të Ligës A, ndeshjet e së cilës janë zhvilluar gjatë periudhës qershor – shtator të vitit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *