February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Kreu i FFK-së në Drenas, diskutohet për insfrastrukturën

Në vazhdën e vizitave nëpër klube dhe komuna, sot, presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të Komiteti Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, kanë qëndruar në Drenas. Ata fillimisht kanë vizituar KF “Feronikeli’74”. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ata janë pritur nga kryetari i klubit Erlind Krasniqi dhe stafi i skuadrës. Në këtë takim drejtuesit e klubit kanë shpalosur objektivat e tyre për këtë edicion, por edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen si dhe nevojën për rregullimin e mëtejmë të infrastrukturës sportive, njofton shtëpia e futbollit kosovar. Më pas, kreu i FFK-së është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku janë adresuar çështjet të cilat e preokupojnë komunitetin e futbollit në këtë komunë, si dhe është diskutuar rreth Memorandumit të Bashkëpunimit, që pritet të nënshkruhet së shpejti nga FFK dhe Komuna e Drenasit. Palët u dakorduan që të vazhdojnë partneritetin e ngushtë dhe të gjejnë forma dhe mundësi për të krijuar kushte sa më të mira për të rinjtë dhe për klubet e kësaj komune. Lidhur me këto dy vizita ka shkruar edhe vet presidenti i FFK-së në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *