Krahasimi me Beethoven e Michelangelo, Pelé “driblonte” edhe gazetarët

Pelé ka qenë gjeni edhe jashtë fushe. Më poshtë do të njiheni me disa prej thënieve më të bukura që ka thënë ai para mikrofonëve të gazetarëve. Përtej golave ka qenë rivaliteti me Maradona-n apo përçmimin për rolin e trajnerit kanë bërë ‘’O Rey’’ të jetë i famshëm në Botë siç është Jezu Krishti apo Coca-Cola…
‘’Një penallti është mënyra meskine për të shënuar gol’’
‘’Futbollin duhet ta braktisësh në kohë, në të kundërt do të jetë që do të largohet prej teje’’
‘’Njerëzit diskutojnë se kush është më I miri mes Pelé apo Maradona, por për mua më I miri ka qenë Di Stefano’’
‘’Futbolli është muzikë, kërcim dhe harmoni. Nuk ka gjë më të bukur se një top që rrokulliset’’
‘’Nëse je i pari je i pari. Nëse je i dyti s’je asgjë’’
‘’Kam lindur për të luajtur futboll. Ashtu si Beethoven për të bërë muzikë dhe Michelangelo për të pikturuar’’
‘’Kudo që do të udhëtoni, do të ndesheni me tri ikona. Jezu Krishti, Coca-Cola dhe Pelé’’
‘’Ndjesia që kam si pensionist është e keqe. Ende ëndërroj të dribloj dhe të shënoj gola’’
‘’Goli i vetëm i rëndësishëm i shënuar me kokë nga Maradona ka qenë ai që shënoi me dorë’’
‘’Nuk do të bëj punë trajnerin, është punë e komplikuar. Nuk dua telashe në jetë’’