Cristiano Ronaldo në Madrid, çmenden tifozët e Real-it (Pamjet)

Cristiano Ronaldo është padyshim lojtari i artë pa kontratë i futbollit botëror. Pasi ka mbyllur edhe parantezën e dytë te Manchester United, ai duket se do të tranferohet tek Al Nassr.
Një ditë mediat flasin për një operacion të mbyllur, ditën tjetër përgënjeshtrojnë gjithçka dhe situata nuk mund të mos entuziazmojë tifozët e Real Madrid që shpresojnë te një rikthim i tij te Los Blancos.
Kjo shpresë është ushqyer akoma më shumë nga prania në kryeqytetin spanjoll pikërisht të CR7 në drejtim të makinës së tij të re Rolls-Royce.
Makina luksove me vlerë 345 mijë euro i është dhuruar nga partnerja Georgina për Krishtlindje. Sulmuesi, siç mund të pritej, nuk ka humbur kohë për të bërë një xhiro në rruget e Madridit.
Dhe, ashtu siç mund të imagjinohej, nuk ka kaluar pa u vënë re nga kalimtarët, veçanërisht nga tifozët e Real Madrid. Në rrjetet sociale janë bërë menjëherë virale videot ku portugezi shfaqet në drejtim të makinës luksoze.
Në video shihet Ronaldo që përshëndet tifozët dhe të gjitha komentet janë për kthimin e tij te Real Madrid, ka nga ata që nuk duan ta gënjejnë veten dhe ata që do të ishin shumë të lumtur nëse lojtari do të kthehej.