April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Kosova U19 promovohet në Ligën A

Futbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë siguruar promovimin në raundin e parë kualifikues në Ligën A për edicionin e ardhshëm.

“Dardanet” e reja e fituan edhe ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2025”, në Grupin 3 të Ligës B.

Kosova në stadiumin “Ta’ Qali” në Maltë fitoi ndaj Letonisë me rezultatin e thellë, 4:0.

Alba Shabani në minutën e 36-të realizoi për 1:0. Gjashtë minuta më pas, Ramize Orana, e realizoi golin e dytë.

Elona Paci në minutën e 59-të realizoi për 3:0. Golin përfundimtar e shënoi Olsa Maqastena në minutën e 94-t.

Futbollistet e udhëhequra nga Albina Rrahmani në dy ndeshjet e kaluara fituan 6:0 ndaj Maltës dhe 2:1 ndaj Kazakistanit.

Kosova e mbylli grupin në vendin e parë me nëntë pikë. Letonia u rendit në pozitën e dytë me katër pikë. Malta me dy pikë e zuri vendin e tretë dhe në pozitën e fundit mbeti Kazakistani me vetëm një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *