June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Kosova U19 nis punën në drejtimin e Adil Maliqit

Kombëtarja e Kosovës U19, sot, ka mbajtur stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Adil Maliqi. Ky i fundit do të ketë në dispozicion futbollistët e kësaj grupmoshe që luajnë në kampionatin vendor gjatë tri ditëve dhe do të stërvisë me ta në Kampin Nacional në Hajvali. Përveç këtij grumbullimi, në muajin e ardhshëm, Kombëtarja U19 do të ketë edhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, me synim për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Evropianit që zhvillohen në vjeshtë. Maliqi ka theksuar se drejtimi i Kombëtares U19 të Kosovës është një ëndërr e realizuar, derisa ka premtuar punë maksimale për ta krijuar një ekip sa më kompakt dhe të denjë për ndeshjet kualifikuese.

Kronika sjell detajet nga stërvitja e sotme dhe deklaratat e përzgjedhësit Adil Maliqi dhe futbollistëve Igball Jashari dhe Elmedin Rama:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *