February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Kosova në grup me Anglinë

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në grupmoshat nën 17 dhe nën 19 vjeç. Kombëtarja e Kosovës U17 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor, 2023. Ndërkaq, Kombëtarja U19 bën pjesë në Grupin 7, ku janë përfshirë edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta. Kjo e fundit do të jetë nikoqire e mini-turneut të këtij grupi, ndeshjet e të cilit zhvillohen më 15, 18 dhe 21 nëntor. Dy skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në raundin elitar së bashku me pesë skuadrat e vendit të tretë me bilancin më të mirë kundër dy të parave në grupet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *