Gjiganti italian vazhdon me përpjekjet për të transferuar Depayn

Roma po vazhdon me përpjekjet për të nënshkruar me Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Diario SPORT”, klubi italian është i gatshëm t’i paguajë Barcelonës 2 milionë euro.
Shkaku i pagës, Roma thuhet se nuk mund të ofrojë më shumë për blerjen e tij.
Depay, i cili ishte bashkuar me katalunasit si lojtar i lirë në verën e vitit të kaluar, ishte afër largimit nga “Camp Nou” edhe gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.
Juventusi ishte klubi i interesuar për shërbimet e holandezit, i cili kërkonte pagë prej 7 milionë eurosh në sezon. Kjo kishte bërë që një lëvizje e tillë të dështonte.
28-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më më 30 qershor 2023.