February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Kosova fiton ndaj Estonisë në ndeshjen e parë të turneut në Turqi

Vajzat e Kombëtares së Kosovës që po marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, kanë triumfuar në ballafaqimin e parë kundër Kombëtares së Estonisë, me rezultat 2:1. Në pjesën e parë vashat tona ndonëse pësuan gol herët qysh në minutën e 16–të përmes Kubassoves, nuk e humbën përqendrimin por hapën lojën dhe rradhitën sulmet në portën rivale. Ky angazhim i madh solli rezultat pasi në minutën e 33-të Elizabeta Ejupi barazoi shifrat në 1:1, me të cilin rezultat edhe u përmbyll pjesa e parë. Në vazhdim Dardanet e nisën furishëm lojën dhe me sulme të parreshtura drejt portës estone krijuan një mori rastesh shënimi. U dallua sidomos kapitenia Erëleta Memeti, e cila shënoi gol në minutën e 67-të duke kaluar Kosovën në epërsi 2:1. Deri në fund të ndeshjes Dardanet krijuan edhe disa raste shënimi, ndërsa Estonia me gjithë orvatjet nuk arriti të bëjë diçka më shumë. Kjo fitore është stimul për vashat Kosovës për ndeshjen e radhës.
Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë më 18 shkurt kundër Honkongut në orën 11.00 sipas kohës lokale (ora 9.00 me kohë të Kosovës).

Deklaruan pas ndeshjes
Anneli Anderson, përzgjedhëse:
Duke e ditur se nuk kemi pasur kohë shumë për përgatitje sikurse edhe nuk kemi pasur seanca të nevojshme stërvitore, e dihet që futbolli kërkon shumë pjesë që të stërvitet, mendoj se e kemi menaxhuar mirë lojën. Loja nuk i ka dhjetë minuta, por do më shumë angazhim andaj nuk mundem të kemi një përformacë të mirë. Kemi pasur ngritje e ulje, por kur kemi luajtur kemi bërë lojë të mirë, prandaj në vijim e dimë çka duhet të punojmë dhe të përmirësojmë lojën tonë.

Erëleta Memeti, kapitene
Edhe pse nuk kemi qenë konstant në nivel, mendoj se kemi arritur të fitojmë me meritë dhe kjo fitore na jep entuziazëm për ndeshjet tjera dhe sigurisht se do të arrijmë të përmirësojmë lojën tonë. Aty ku kemi pasur lëshime duhet t’i mënjanojmë dhe të shënojmë më shumë gola.

Estonia – Kosova 1:2
Stadiumi: Kompleksi Sportiv Gold Cyti
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtaret: Cansu Tiryaki, Gulnura Akbarzade, Sevda Nuriyeva, Ganze n Durmush- Pakkan,
Shënues: Kubassova (16) për EST dhe Ejupi (33-të e Memeti (67) për KOS.
K.V: Lillemae e EST.

Estonia: Kruusmann, Rosen(Mehvets) Rramet, Repkin(Niit), Sauulep, Llillemae, Himanen, Daut.Bannikova, Kubassova(Damian) , Tammik.
Kosova: Behrami, Ramadani)Halilaj), Avduli, Hisenaj, Memeti, Shala(Guri), Biçkaj(Bajrami), Metaj(Kryeziu), Misini, Kastrati e Ejupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *