February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Kombëtarja vizitoi ‘fan-club’-in e “Dardanëve”

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pasditen e sotme e kanë vizituar ‘fan-club’-in e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku janë pritur në mënyrë fantastike nga tifozët e zjarrtë.
Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha u ka shprehur mirëseardhje në ‘fan-club’, teksa theksoi se secili tifozë dardan ndihet krenar me paraqitjet e lojtarëve tanë dhe se të gjithë shpresojnë se ky do të jetë vit i realizimit të ëndrrës së përbashkët – kualifikimit në Evropian.

Ndërkaq, në emër të kombëtares tifozët i përshëndeti kapiteni Amir Rrahmani, i cili theksoi se përkrahja e tyre i frymëzon ata drejt suksesit dhe i falënderoi që gjithmonë kanë qenë afër kombëtares pa marrë parasysh rezultatet.

Ai theksoi se të gjithë futbollistët janë krenar që e përfaqësojnë Kosovën dhe së bashku do të bëjnë çmos për të arritur objektivin e këtij cikli kualifikues. Në fund, futbollistët e Kombëtares kanë dhuruar fanellat e klubeve të tyre për ‘fan-club’-in e tifozëve dardanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *