Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sonte stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë që e zhvillon të premten me 15 nëntor.

Trajneri Franco Foda ka pasur në dispozicion vetëm futbollistët që kishin ndeshje të premten dhe të shtunën ndërsa lojtarët që kanë pasur ndeshje ditën e diel kanë qëndruar në hotel.

Stërvitja është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nga pamja e parë dukej një atmosferë e mirë, ani pse moti ishte bukur i ftohet.

Kosova duhet medoemos ta fitojë ndeshjen në Bukuresht nëse synon vendin e parë në Grup në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *