Klopp: Nuk bëmë asgjë siç duhet

Vetëm gjashtë ditë pasi e shpartalloi Manchester Unitedin 7-0, duke qenë tema kryesore sportive e javës, Liverpooli përsëri i befasoi në mënyrë të pakëndshme tifozët e vet.
Ekipi i Jurgen Klopp humbi 1:0 si mysafir në Bournemouth, ku goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 28-të nga Philip Billing.
“Sigurisht që nuk jam i lumtur. Çfarë mund të them? Në asnjë moment nuk kemi pasur kontroll mbi ndeshjen. Ne nuk bëmë asgjë siç duhet. Kishim aq shumë hapësirë, por nuk e shfrytëzuam. Ne nuk dinim si të bënim presion ndaj një ekipi që mbrohej shumë. Ata gjithmonë bëjnë të njëjtën gjë, por ne nuk i kemi përdorur rastet që i kishim. E patëm një penallti, por e humbëm“, tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.