Klopp i dërgon mesazh Musialas: Shërohu, të presim në kombëtare

National coach Juergen KLOPP (GER), Single image, cropped individual motif, portrait, Portrait. Soccer 1. Bundesliga [Bundesliga] Season 2026/2027, 1st matchday, Matchday 01, FC FC Bayern Munich - Stuttgart on August 28, 2026 , ALLIANCE ARENA. ?SVEN,Image: 1128978170, License: Rights-managed, Restrictions: GERMANY OUT, Model Release: no , Credit line: Frank Hoermann / SVEN SIMON / AFP / Profimedia

Jurgen Klopp i ka dhënë mbështetje të fuqishme Jamal Musialas pas problemeve shëndetësore me të cilat është përballur futbollisti gjerman gjatë kësaj vere.

Musiala është rrëzuar dy herë gjatë ndeshjeve përgatitore të Bayern Munichut, pas së cilës iu nënshtrua ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore. Aktualisht ai nuk është në dispozicion për ndeshje, por vazhdon të stërvitet dhe, sipas klubit, është në gjendje të mirë fizike.

Klopp, i cili së shpejti do të debutojë si përzgjedhës i Gjermanisë, ka dashur t’ia bëjë të qartë Musialas se vendi i tij në kombëtare nuk është në rrezik.

“Nëse shqetësohet se kjo mund të ndikojë në statusin e tij në kombëtare, mund ta siguroj se nuk do të ndikojë. Përkundrazi”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman zbuloi se i ka dërguar personalisht Musialas një mesazh zanor.

“I dërgova një mesazh zanor, sepse ai nuk më njeh fare dhe nuk e ka numrin tim. Nëse do ta telefonoja, mund ta kërkoja për tri ditë. Nuk mendoj se do të përgjigjej”, tha Klopp me shaka.

Klopp theksoi se gjëja më e rëndësishme për Musialan tani është të mos nxitojë me rikthimin.

“Ai është sërish në formë të shkëlqyer, dhe Kompany ma ka konfirmuar këtë. Është në një gjendje të jashtëzakonshme fizike. Mendoj se për këtë arsye ai ndodhet në klubin dhe ambientin perfekt. Ne duam të kontribuojmë në këtë ambient dhe thjesht t’i themi: Shërohu, dera për ty është e hapur”, përfundoi Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *