May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 13, 2026

KFF Dukagjini fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës

Skuadra e KFF Dukagjinit nga Klina ka triumfuar për të dytin vit radhazi në Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Ashtu si edicionin e kaluar ndaj Mitrovicës, edhe këtë herë futbollistet klinase iu gëzuan trofeut pas ekzekutimit të penalltive, duke e mposhtur kësaj radhe KFV Prishtinën, me rezultat 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi baras 1:1.

Finalja e zhvilluar solli rivalitet të madh, emocione dhe luftë sportive deri në sekondat e fundit. Dukagjini kaloi në epërsi qysh në minutën e 4-t me golin e Olsa Kuçit, duke krijuar epërsi të hershme në finale. Megjithatë, prishtinaset nuk u dorëzuan dhe arritën ta rikthejë baraspeshën në minutën e 86-të, kur realizoi Rreze Gashi, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Edhe gjatë 30 minutave shtesë të dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, madje duke goditur edhe shtyllat, por pa arritur ta gjejnë golin e fitores. Në fund, fituesi u përcaktua nga penalltitë, ku më të sakta u treguan futbollistet e Dukagjinit, të cilat triumfuan me rezultat 5:4, falë pritjes së portieres Lavdije Behrami në serinë e fundit të penalltive dhe ngritën trofeun për të dytin vit radhazi.

Pas përfundimit të ndeshjes, trofeun për kapitenen e Dukagjinit, Xhenifer Pjetri, e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Medaljet për ekipet finaliste u ndanë nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollca Krasniqi, si dhe nga shefja e futbollit të femrave në FFK, Valbona Gashi Uka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *