Kërcënime me vdekje kundër tij dhe familjes, Potter rrëfen se po ndjehet aktualisht

Graham Potter është në prag të shkarkimit nga Chelsea. Trajneri, i cili zëvendësoi Thomas Tuchelin në bankinën e klubit londinez, regjistroi vetëm nëntë fitore në 25 ndeshje. Chelsea nën drejtimin e Potter ka vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit. Është e qartë pse klubi nga “Stanford Bridge” synon të ndajë rrugët me ish-trajnerin e Brighton.

Potter po kalon momentet më të vështira të karrierës së tij. Ai tregoi se merrte mesazhe kërcënuese çdo ditë.

“Kam marrë disa emaile jo shumë të bukura, ata duan që unë të vdes. Nuk është e këndshme”, tha Potter, duke shtuar se edhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë kërcënime.

“Mund t’i pyesni se si ka qenë jeta jonë kohët e fundit. Nuk është aspak e këndshme”.

Në prag të ndeshjes së së dielës me Tottenhamin, Potter zbuloi se ai po luftonte për të përballuar të gjithë presionin dhe kritikat.

“Kur shkon në punë dhe dikush të shan, nuk është e këndshme. Ju mund të përgjigjeni në dy mënyra. Mund të them që nuk më intereson, por atëherë do ta kuptosh që po gënjej. Të gjithëve u intereson se çfarë mendojnë njerëzit, sepse është në natyrën tonë të jemi të lidhur shoqërisht. Me rezultate si këto, ti pranon kritikat, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë, kur vuan familja jote, shëndeti mendor, personaliteti yt… Fansat kanë të drejtë të zemërohen, por nuk mund t’i ndryshojnë rezultatet me ofendime. Por jeta është e vështirë për shumë njerëz. Ne po kalojmë një krizë energjie, një krizë në rritje të kostos së jetesës, njerëzit janë në greva çdo javë. Askush nuk kujdeset për një menaxher të dobët në Premier League”, tha Potter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *