February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Juventus triumfon ndaj Pafos

Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes.

Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme. 

Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë, njëra prej të cilave u bllokua

.

Pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Anderson Silva i Pafos, që goditi shtyllën. 

Weston McKennie, arriti të shënojë në minutën e 67-të pas asistimit të Andrea Cambiaso, me një goditje të fortë brenda zonës.

Jonathan David e dyfishoi avantazhin në minutën e 73-të, duke përfituar nga një top i mrekullueshëm i Kenan Yildiz.

Me këtë fitore, Juventus ka 9 pikë dhe duket rrugës që të sigurojë një vend në play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *