Juventus ka gati zëvendësuesin nëse ikën Vlahovic, bardhezinjtë duan yllin e Serie A
Ditët e fundit po përflitet për një interesim të skuadrës Real Madrid për sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic. Natyrisht që palët duhet të gjejnë një marrëveshje për këtë transferim, por bardhezinjtë nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë.
Ndaj, sipas “Gazzetta Dello Sport”, te Juventus kanë nisur të shohin përreth për zëvendësuesin e mundshëm. Në krye të listës është danezi Sasmus Hojlund, që luan në Serie A me Atalanta. 20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Itali, duke realizuar deri më tani 6 gola në 19 ndeshje.
Për sulmuesin e ri danez janë interesuar edhe nga Premier League, por bardhezinjtë duken në “pole”, duke i ofruar një fanellë si titullar në rast se largohet Vlahovic. Juventus do të shfrytëzojë pikërisht paratë e shitjes së serbit për të marrë Hojlund, që pëlqehet shumë nga trajneri Allegri.
