Jobe Bellingham udhëton drejt Gjermanisë, shumë pranë të nënshkruaj me skuadrën gjermane

Jobe Bellingham është në qendër të një gare të ashpër mes disa klubeve të njohura evropiane që duan transferimin e tij.

Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt po luftojnë për nënshkrimin e tij, pasi ai ndihmoi Sunderlandin të ngjitej në Ligën Premier.

Qëndrimi i tij te ‘Macet e Zeza’ duket i pamundur, pasi paraqitjet e mira kanë tërhequr interesin jo vetëm nga klubet gjermane, por edhe nga disa skuadra elitare angleze dhe evropiane.

Jobe po ndërton rrugën e vet, larg hijes së vëllait të tij të famshëm, Jude Bellingham, i cili shkëlqeu në Bundesliga përpara se të kalonte te Real Madrid. Megjithatë, ai duket i gatshëm të përballojë pritshmëritë dhe presionin që vjen me mbiemrin Bellingham.

Sipas Sky Sports, Jobe udhëtoi të hënën drejt Frankfurtit, ku vizitoi qendrën stërvitore të Eintracht Frankfurt dhe zhvilloi bisedime me zyrtarë të klubit. Edhe pse nuk është bërë ende një ekzaminim mjekësor, ky është një hap domethënës në drejtim të një marrëveshjeje të mundshme.

Gazetari gjerman Christopher Michel raportoi se Jobe u prit në aeroport nga përfaqësues të Eintrachtit, duke treguar përkushtimin e klubit për ta bindur me një projekt sportiv afatgjatë dhe të ngjashëm me atë që i solli sukses Jude Bellinghamit.

Interesimi për të nuk vjen vetëm nga Bundesliga. Klube të Ligës Premier, por edhe skuadra të tjera nga ligat kryesore evropiane si Roma, PSG dhe Juventus kanë shprehur interes për situatën e tij.

Gjatë sezonit të fundit, Jobe luajti 43 ndeshje me Sunderlandin, duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe duke shënuar katër gola e duke asistuar në tre të tjerë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *