February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Joao Felix qëndron në Premier League por jo me Chelsea, ja destinacioni i ri i portugezit

E ardhmja e sulmuesit portugez Joao Felix nuk do të jetë ekipi i Chelsea, ku 23-vjeçari luan aktualisht, i huazuar nga Atletico Madrid deri në fund të këtij sezoni. Si skuadra spanjolle ashtu dhe ajo londineze nuk do të mbajnë talentin portugez sezonin e ardhshëm sportiv.

Gjithsesi, Joao Felix nuk do të rikthehet më në Madrid, ku nuk bën pjesë në planet e “colchoneros”, por edhe Chelsea do të tërhiqet, pavarësisht dy golave në 15 ndeshje me “blutë” e Londrës.

Sipas “Cadena SER”, Felix do të vijojë të luajë në Premier League, por me shumë gjasa destinacioni i tij do të jetë ekipi i Newcastle. Kjo skuadër ka shfaqur interes për portugezin dhe është gati të paguajë shumën prej 80 milionë eurosh të kërkuar nga Atletico Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *