April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 16, 2026

Java e 23-të vjen me dy super derbi në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 23-të këtë fundjavë.

Tre super duele janë në program për tu zhvilluar ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

Drita pas humbjes shokuese nga Ferizaj do të mirëpret në stadiumin me bari sintetik në Gjilan skuadrën e Llapit.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Gjilanit.

Duel jashtëzakonisht i rëndësishëm për dy skuadrat zhvillohet edhe në Skenderaj, me Drenicën të fundit në tabelë që pret Ferizajn e parafundit.

Të dielën vëmendja e të gjithëve është në derbin Prishtina – Ballkani, derisa dueli tjetër është ai mes Trepçës ’89 dhe Malishevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *