“Jam në një nivel me ta” | Boksieri shqiptar që stërvitet me Joshuan, të shtunën lufton për titull europian

Boksieri shqiptar, Agron Smakiçi që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, të shtunën luftëon për titullin europian në Bochum të Gjermanisë.

Në një intervistë për Lajmi.net, Smakiçi tregoi se është përgatitur më së miri për këtë luftë.

“Jam përgatitur shumë mirë, asnjëherë nuk kam qenë në formën më të mirë se tani. Synimi im është fitorja ndaj Agit Kabayel”, ka thënë boksieri shqiptar për Lajmi.net

32-vjeçari ka një karrierë fantastike në sportin e boksit. Shpeshherë ai ka bërë sparing me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua dhe kampionin aktual të botës, Tyson Fury. Për këtë eksperincë, Smakiçi thotë se ka parë vetën në një nivel shumë të lartë duke u stërvitur me ta.

“Sparingu me Anthony Joshua dhe kampionin e botës, Tyson Fury më ka ndihmuar shumë, sepse në njëfar mënyre e kam parë që jam në një nivel me ta dhe mund të bëhem një ditë kampion botëror”, vazhdoi tutje boksieri shqiptar

Të shutnën ai rrahet me Agit Kabayel, boksierin 30-vjeçar nga Gjermania – që gjatë karrierës së tij ka 22 lufta, të gjitha fitore (14 prej tyre me nokaut). Çfarë pret nga ky meç dhe cila është e ardhmja e Smakiçt?

“E ardhmja, të shtunën kismet me u ba kampion europian dhe pastaj sigurisht që vjen ai botëror”, përfundoi Smakiçi

Agron Smakiçi gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 20 meçe, ka shënuar 19 fitore (17 prej tyre me nokaut) dhe ka një humbje me K.O. Meçi i tij i fundit ishte me boksierin, Fernando Rodrigo Somoes në Gjermani, ku e mposhti me nokaut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *