April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Jalen Blesa transferohet nga Prishtina në Universitatea Craiova

Jalen Blesa është futbollisti i radhës që transferohet nga futbolli kosovar në elitën rumune. Spanjolli Blesa të martën mbrëma ka kompletuar transferimin nga Prishtina te skuadra rumune Universitatea Craiova. Blesa ka firmosur me klubin rumun kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ai këtë edicion ka shënuar 11 gola në 21 ndeshje për Prishtinën. Ishte prej lojtarëve kryesorë në klubin prishtinas.

Universitatea Craiova është në vendin e katërt në kampionatin rumun. Ka 38 pikë nga 25 ndeshje.23-vjeçari Blesa në Kosovë ka luajtur edhe për Istogun e Rahovecin. Te Prishtina ishte prej janarit të vitit të kaluar. Karrierë ka bërë edhe në Angli e në Spanjë.

Mediat rumune kanë bërë të ditur që Universitatea Craiova të hënën ka kompletuar transferimin e Blesas, por FIFA nuk aprovoi këtë lëvizje. Klubi rumun bëri ankesë dhe FIFA të martën konfirmoi transerimin e sulmuesit. Sipas mediave rumune, Blesa mund të jetë transferuar për rreth 300 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *