Ja kur fillon Liga e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve
Komisioni i Garave njofton klubet se stinori pranveror në Ligën e Dytë, Superligën U19, Ligën e Parë U19 dhe Ligën U17 do të fillojë më 25 shkurt. Ndërkohë, këtë fundjavë garat rinisin me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, derisa më 11 shkurt do të fillojë stinori pranveror në Albi Superligë. Një javë më pas rifillojnë garat edhe në Ligën e Parë.
