June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ismajl Beka i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme

Mbrojtësi i Kosovës, Ismajl Beka, që luan te Luzern ka pësuar dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme ndaj Lausanne.

Luzern kishte kaluar në epërsi në minutën e 31-të me golin e Ardon Jasharit rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 55-të, Ismajl Beka i ftuar nga Primoz Gliha për ndeshjet e tetorit, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe vetëm me ndihëm e stafit mjekësore u largua nga loja.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar ka përdredhur gjurin e majtë në një duel me Antoine Bernede.

Mauricio Willimann u fut në vend të tij dhe kjo ndryshoi ndeshjen pasi zvicerani shkaktoi dy penallti.

Tashmë Gliha pritet ta zëvendësojë  mbrojtësin Beka për ndeshjet me Andorrën dhe Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *