Islami: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi dhe klubit më të madh në Kosovë, fitimi i trofeut na motivon për pjesën e mbetur të sezonit

FC Prishtina arriti dje që të fitoj trofeun e Superkupës së Kosovës duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin me rezultat 2-1.
Egzon Sinani dhe Leotrim Kryeziu shënuan për fitoren e kryqytetasve kurse për suharekasit shënoi, Dulaj.
Lojtari i Prishtinës, Drilon Islami ka folur për GazetaBlic Sport pas fitores së trofeut në Turqi ku u shpreh i lumtur që është pjesë e historisë së klubit nga Prishtina.
“Normalisht, ka rëndësinë e vet secili trofe. Çdo finale që e luajmë, dëshirojmë ta fitojmë. Ky trofe shton motivimin për vazhdimin e kampionatit dhe për ta filluar me këmbë të mbarë atë. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë fitimi i këtij trofe, sidomos më shumë pasi është kupa e 30’të e Prishtinës. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi dhe klubit më të madh në Kosovë“, tha Islami.