June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 9, 2026

Ilir Daja: Fitoren ia dedikojë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh tejet i lumtur me këtë sukses që arriti ai me skuadrën e tij.

“Ishte si një ëndërr e çmendur. Ky kualifikim i shkon gjithë Suharekës, Ballkanit, tifozëve tanë, gjithë Kosovës, sepse kemi prezantuar gjithë futbollin kosovar, ndihem i përulur para çdo tifozi kosovar që na ka mbështet në këtë rrugëtim”, tha fillimisht ai.

“Unë kualifikimin Suharekës e Kosovës, fitoren ia dedikojë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave”, përfundoi Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *