September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 16, 2026

Hidhet shorti, Superliga nis me dy derbi

Sot në selinë e FFK-së është hedhur shorti për edicionin e ri garues të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll 2026/2027.

Ceremonia e shortit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli si dhe të përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në elitën e futbollit kosovar.

Në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u ka uruar klubeve një kampionat sa më të suksesshëm, me garë fer, organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave gjatë gjithë edicionit.

Sezoni vjeshtor nis më 15 gusht, ndërsa shorti ka sjellë përballje interesante që në javën e parë.

Kampionia në fuqi, Drita, do ta nisë mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj Llapit, ndërsa një tjetër përballje mjaft tërheqëse në start do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *