June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Hasan Hyseni shpallet `Ylli i Javës`

Hasan Hyseni është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall.

Ky vlerësim i është bërë Hysenit për paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit të Superligës, ku skuadra pjesë e të cilës është, Prishtina, ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 0-1.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga një panel i përbërë nga veteranët e futbollit kosovar Lulzim Berisha, Avni Shala dhe Adem Sylejmani. Hyseni e ka mirëpritur çmimin duke thënë se atë ua dedikon bashkëlojtarëv. “Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”, ka thënë Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *