Haaland shkëlqen në fitoren e Cityt ndaj Leedsit

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Leeds United me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Qytetarët ishin të rrëzikshëm në pjesën e parë, duke e rrezikuar portën e vendasve me Erling Haaland dhe Jack Grealish.
Pa u mbyll pjesa e parë Man City gjeti golin me Rodrin për 1-0.

Pjesa e dytë i takoi Haaland që fillimisht shënoi në minutën e 52-të për 2-0.

Në minutën e 65-të, u mbyll dilema e fituesit, kur norvegjezi shënoi për 3-0.

Leeds e shënoi golin e vetëm në minutën e 74-të me Pascal Struijk që përfitoi nga asistimi i Sam Greenëood për 3-1.

Me këtë fitore Man City ka 35 pikë, pesë më pak se Arsenali, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 15-të me 15 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *