Gvardiol: Një ditë do t’iu them djemve që kam luajtur kundër Messit

Mbrojtësi i Kroacisë, Josko Gvardiol, ka thënë se së është i lumtur që ka luajtur kundër Lionel Messit pavarësisht humbjes së kroatëve nga Argjentina.

Kroacia u mposht nga Argjentina (3-0), në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, dhe nesër kundër Marokut do të luajnë ndeshjen për vendin e tretë.


“Është një përvojë e mirë. Jam i lumtur që kam luajtur kundër tij pavarësisht humbjes”, tha Gvardiol.

“Është një përvojë e mrekullueshme dhe një ditë do t’iu them djemve se e kam markuar Messin, lojtarin më të mirë kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë. Shpresoj që herë tjetër do të fitojë”, theksoi mbrojtësi kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *