February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Guardiola pret lajmin e mirë para ndeshjes me Liverpool

Manchester City do të luajë ditën e shtunë ndaj Liverpool ndeshjen “big” të kësaj jave në Premier League. Një sfidë delikate për kampionët në fuqi, që synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e Arsenal.

Gjithsesi, për trajnerin Pep Guardiola dhimbjet e kokës para kësaj sfide kanë nisur, pasi ai rrezikon të mos ketë në dispozicion sulmuesin norvegjez Erling Haaland. I dëmtuar që prej dy javësh, duke mos luajtur edhe me kombëtaren ditët e fundit, sulmuesi është në dyshim për këtë sfidë.

Trajneri Guardiola pret të mësojë sot nga stafi mjekësor për gjendjen e Haaland, nëse do të luajë ndaj “reds” apo jo. Ai nuk është stërvitur deri ditën e enjte me skuadrën dhe gjendja e tij monitorohet ditë pas dite, ndaj mungesa e tij do të jetë një minus i madh për Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *