Guardiola dhe e kaluara si model; ja si Johan Cruyff dhe Barcelona ia shuan këtë ëndërr
Jo vetëm futbolli në jetën e Pep Guardiolës. Trajneri i Manchester City përfshin edhe një të kaluar si model në kurrikulën e tij. Ishte viti 1993 kur mesfushori i atëhershëm i Barcelonës, “Dream Team”, i drejtuar nga Johan Cruijff, u rekrutua nga stilisti katalanas Antonio Miró në një sfilatë mode, siç tha djali i tij David.
“Gjëja qesharake në të gjithë këtë është se çdo artikulli i vetëm që Guardiola veshi në atë sfilatë u shit brenda pak ditësh”, – thotë Miró junior. Megjithatë, Barcelona nuk e mori shumë mirë…
Pavarësisht se kishte “physique du rol”, që kërkohej nga një model, erdhi dita kur Johann Cruijff u ndje i tradhtuar nga qëndrimi i Guardiolës. Karriera paralele në pasarelë ishte një karrierë personale për Pep, por u cilësua si mungesë respekti për të nga Cruijff.
Sipas këtij të fundit, Pep kishte vënë egon dhe interesat e tij para atyre të ekipit e kolektivit. “Në vitet ’90, Pep e pyeti babain tim nëse ai mund të ishte një model për të. Babai im ishte një tifoz i Barcelonës, kështu që i pëlqente ideja dhe i tha po. Më pas Crujiff e dënoi Pep se nuk u tregua profesionist që sfiloi në pasarelë si model. Ai e bëri Guardiolën të paguante”.
Një mësim që Guardiola e mori vite më vonë, pikërisht si trajner i Barcelonës. David Miró ka zbuluar në fakt refuzimin e Pep për Gerard Piqué, i kërkuar shumë si model nga babai i tij: “Kur disa vite më vonë Pique i kërkoi babait tim të njëjtën gjë, Guardiola nuk e lejoi”.
