Guardiola: Çështja e titullit nuk ka përfunduar, të mësojmë nga gabimet e Liverpoolit
Lojtarët e Manchester Cityt kanë gjunjëzuar skuadrën e Brighton në ndeshjen e prapambetur të xhiros së 29-të të Premierligës dhe aktualisht janë në pozitën e dytë të tabelës me një pikë më pak se Arsenali kryesues.
Ajo që i shkon në favor kampionit aktual të Evropës dhe Anglisë është se kanë një ndeshje më pak se lideri, ndaj shumëkush tashmë e shpallin Cityn si kampion.
Megjithatë, trajneri me përvojë i “qytetarëve”, Pep Guardiola, thotë se nuk do të lërë që lojtarët e tij të bien në këtë “grackë”, pasi kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit.
“Është më e rëndësishme që fituam dhe gjithçka është në duart tona. Por nuk mund të themi se kampionati ka përfunduar. Vetëm shikoni se çfarë ndodhi me Liverpoolin. Ata ishin në krye të renditjes për një kohë të gjatë dhe më pas u mundën nga Crystal Palace dhe Everton. Kjo është Premier League, kompeticioni më i fortë në Evropë dhe këtu nuk duhet të ketë relaksim”, tha Pep Guardiola.
Manchester City ndeshjen e radhës në Premierligë do ta luajë të dielën më 28 prill në Nottingham, më pas do të luajë me Wolverhampton në shtëpi, më pas do të mirëpresë Fulhamin, pas së cilës do të përballet me Tottenhamin në Londër, ndoshta sfida më e madhe deri në fund të sezonit. dhe në fund, më 19 maj në “Etihad” pritën West Ham.
