Gjilanit ia do në borë, Feronikeli ’74 humbë përsëri

Gjilani i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, shënoi fitore bindëse në udhëtim ndja Feronikelit ’74, me rezultat 0-3.

Gjilani e nisi ndeshjen shumë mirë ku shoki në pushim me epërsi prej dy golave.

Senad Jarovic në minutën e 10-të dhe Oltion Bilalli në minutën e 21-të ishin golashenues për ”Skifterat”.

Golin e sigurisë e shënoi Robert Mathieu Ndjigi në minutën e 64-të.

Me këtë fitore Gjilani largohet përkohësisht nga zona e rrezikshme, duke shkuar në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë në 14 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *